INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Tani mund të dërgoni dhe pranoni para përmes Gmail. Ja në çfarë mënyre

Tani mund të dërgoni dhe pranoni para përmes Gmail. Ja në çfarë mënyre

Publikuar më: 14:09 15-03-2017

Duke filluar nga sot, ju mund të dërgoni dhe të pranoni para përmes aplikacioni të Gmail.

 

Ky shërbim do të funksionojë përmes Google Wallet, dhe më herët ka qenë i gatshëm vetëm në versionin e uebit të Gmail për Android.

Për të përdorur Google Wallet që t’i dërgoni para një shoku, vetëm klikoni në ikonën ‘attachment’ kur jeni duke shkruar një mesazh, dhe më pas klikoni ‘Send Money’, zgjedhni shumën e parave që dëshironi të dërgoni dhe dërgoni mesazhin.

Pagesa do të shfaqet sikur të kishte një dokument i bashkangjitur me email. Mund të përdorni hapat e njejtë për të kërkuar para, vetëm se duhet të zgjedhni opsionin pasi të keni klikuar në ikonën e ‘attachment’.

Për momentin, shërbimi mund të përdoret vetëm në SHBA dhe Britani të Madhe dhe nuk ka informata se kur do të lansohet në pjesët tjera të globit.

Article Logic
Execution time: 0.0039839744567871