INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Tani mund të ndërtosh dhe pranë objekteve të kulturës

Tani mund të ndërtosh dhe pranë objekteve të kulturës

Publikuar më: 10:05 08-12-2017

Qeveria do të lejojë të ndërtohet dhe pranë monumenteve të kulturës, pasi ka hequr kufizimin e ndalimit në një brez më pak se 100 metra. Po kështu edhe në zonat turistike bregdetare, intensiteti i ndërtimeve do të rritet. Të gjitha këto masa të reja me shumë të ngjarë nuk do të priten mirë nga ambientalistët. Deri pak kohë më parë ndërtimet në këto zona kanë qënë të ndaluar nga Rregullorja e mëparshme, e miratuar mbi dy vjet më parë, më 29 korrik të vitit 2015. Me pak fjalë tani institucionet shtetërore që japin lejet e ndërtimit mund të lejojnë që në këto zona banesat dhe objektet e ndryshme tregtare të jenë më të shumta e më të dendura, po dhe koeficienti i shfrytëzimit të tokës nga investitori të jetë më i lartë se nivelet e lejuara aktualisht.

Rregullorja e re e Planifikimit të Territorit ka hyrë tashmë në fuqi, pas publikimit në Fletoren Zyrtare të rradhës dhe pasi ishte miratuar në mbledhjen e Këshillit të Ministrave të datës 22 nëntor 2017.

Article Logic
Execution time: 0.00347900390625