Adelina Tahiri është bërë nënë për herë të parë vetëm para pak javësh. Ajo dhe bashkëshorti i saj i bënë prindër të një vogëlushi të quajtur Jon.
Mirëpo siç duket është dashur lindja e djalit të saj që Adelina të na prezantonte me bashkëshortin e saj pasi që nga momenti që lidhja e tyre u bë publike, martesa e deri më sot Adelina Tahiri është përpjekur ta mbajë sa më larg rrjeteve sociale bashkëshortin e saj biznesmen, Serjoza Markov.
E ndërkohë që po kalon periudhën më të bukur të jetës së saj, Adelina dhe bashkëshortikanë dalë të festojnë në shoqërinë e miqve të tyre. Këtë moment këngëtarja shqiptare e ka ndarë edhe me ndjekësit e saj në Instagram. E siç duket ajo nuk e fsheh më Serjozan dhe për herë të parë ka publikuar një foto ku duket portreti i tij i plotë.