Ditën e sotme në media të ndryshme ka qarkulluar lajmi se dy artistët e dashur, Evi Reci dhe MC Kresha janë në një lidhje sentimentale prej 2 vitesh.
Menjëherë këngëtarja është kontaktuar nga mediat dhe ka mohuar çdo aludim mbi një lidhje të mundshme.
Më pas rreth këtij lajmi ka reaguar dhe reperi.
I kontaktuar nga revista “Who” edhe reperi është shprehur se ky thashethem është i pavërtetë.
“Është totalisht e pavërtetë! Me Evi Reçin njihem, jemi takuar dy herë në jetë. Si mund të kesh lidhje disavjeçare me një person që e ke takuar vetëm 2 herë në jetë?”,-u shpreh reperi i suksesshëm.
Siç edhe vetë reperi ka zbuluar ky lajm është totalisht i pavërtetë, pra një lidhje mes tij dhe këngëtares nuk ekziston.