Capital T, është një ndër reperët më të preferuar në tregun muzikor shqiptar, shumë nga këngët e tij janë bërë hite dhe dëgjohen nga një numër i madh njerëzish.
Por përveç muzikës, reperi duket se i kushton shumë rëndësi edhe pamjes së tij të jashtme dhe këtë gjë e kemi parë edhe me kalimin e kohës.
E kemi parë disa herë teksa ka eksperimentuar me pamjen e tij të jashtme, sidomos me pjesën e flokëve dhe mjekrës. Me siguri e mbani mend kur i zgjati flokët dhe i mbante lëshuara, më pas filloi t’i kapte.
Mjekrën e ka pasur herë të gjatë, herë më të shkurtër dhe rrallë e ka ndryshuar, por sot ka vendosur të na prezantojë ndryshimin e fundit.
Capital T, pasi preu flokët e gjatë pothuajse e ka hequr mjekrën dhe duket shumë ndryshe. Kjo pamje e re sikur e ka rikthyer disi imazhin e dikurshëm të këngëtarit