Mezi po e prisni?! “Çmenden” fansat!
Ata janë dy ndër këngëtarët më të mirë shqiptarë, këngët e të cilëve janë kthyer në hitë, mirëpo siç duket kanë bashkuar forcat për të sjellë një bashkëpunim.
Disa foto të këngëtares Elvana Gjata, veshur me të kuqe nga Italia ishin sinjalet e para për një projekt të ri muzikor, më pas komenti i Ledrit në foton e Elvanës, por tashmë çdo gjë është zyrtare.
Kanë qenë vetë dy artistët që përmes një fotografie të përbashkët me kanë bërë zyrtarizimin e këngës që do quhet ‘Mike’.
Nuk dihet se kur do të publikohet, por disa foto të bukura na japin përshtypjen që do të jetë një klip i bukur pasi shohim Ledrin i veshur “cool” ndërkohë që mban kokën lart ku me siguri po shikon Elvanën e veshur me të kuqe në ballkon.
Me siguri do të jetë hiti i rradhës!