Tashmë njerëzit janëfiksuar pas Tayna-s, Rinës dhe Melindës, por vite më parë në tregun shqiptar u dashurua edhe pas artisteje e cila bënte rap. Bëhet fjalë për Gjira Kajdazi e cila nuk ishte vetëm repere por edhe këngëtarej mjaft e mirë. Gjira ka pak kohë që është e shkëputur nga muzika dhe pak ditë më parë zbuloi edhe njërën prej arsyeve.
Këngëtarja dha lajmin e bukur se është në pritje të ëmbël, teksa publikoi një foto me barkun e rrumbullakosur në Instagram.
Gjira tregoi se është një ndjesi shumë e bukur që brenda saj lëviz një tjetër jetë, ndërkohë që ditën e sotme ka zbuluar gjininë e bebes që pritet të vijë në jetë së shpejti.
Këngëtarja ka publikuar foton e ekos në Instastory dhe tregon se është në pritje të një djali.