INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Tanja Fajon: Do t’ju mbështesim për hapjen e negociatave me BE

Tanja Fajon: Do t’ju mbështesim për hapjen e negociatave me BE

Publikuar më: 19:02 06-04-2016

Eurodeputetja, Tanja Fajon dhe Edi Rama kanë zhvilluar pasditen e sotme një bashkëbisedim me të rinjtë për procesin e integrimit të Shqipërisë në BE. Gjatë bashkëbisedimit, Fajon ka shprehur mbështetjen e saj për hapjen e negociatave me BE. Gjithashtu ajo u shpreh se Shqipëria duhet të dëshmojë më shumë, që këtë vit të arrijë hapjen e negociatave.

Ja çfarë tha Fajon në këtë bashkëbisedim:

“ Dëshmoni sa më shumë të mundeni që këtë vit ta arrini më shumë. Ne po përpiqemi tju mbështesim së bashku me kolegët në PE për hapjen e negociatave.

Europa është ndonjëhere e paqartë, por ky është momenti për të qenë të fortë dhe për të qenë bashkë.

Shqipëria për mua ka qenë dhe do të jetë pjesë e Europës. Na duhet Shqipëria, i nevojitemi njëri-tjetrit. Kjo ëështë arsye që besoj se për brezat e rinj meritojnë më mirë. Janë ata që në të ardhmen dpot ë formësojnë të ardhmen e vendeve tona.  Kur brezat e rinj do të kenë vizion kjo do të thotë se edhe vendi ka një të ardhme. Në po përqëndrohemi në PE, në Slloveni për të nxitur perspektivat e të rinjve.

Jam e shqetësuar që vitin e kaluar shumë të rinj janë larguar nga vendit, por jam e lumtur kur të rinj shqiptarë, studentë apo nxënës  vizitojnë PE për tju treguar vlerat europiane. Shpresoj se situata e sotme që ne po përjetojmë, nga një krizë në tjetrën është dicka që në fund të ditës asnjë vend i Evropës nuk mund ta zgjidhë i vetëm.

Shpresoj që Shqipëria ta hedhë këtë hap të rëndësishëm këtë vit dhe të jetë fillesa për anëtarësim. Duke qenë europarlamentare, duke qenë mike e Shqipërisë dhe duke ardhur nga Sllovenia, pra për këto tre arsye do të jem në anën tuaj.”

 

radio TV

 

Të fundit

Kryesore

LIKE Shqip Top 10

poll
Article Logic
Execution time: 0.0035061836242676