INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Tanja Fajon: Puna e vështirë për viza është kryer, kosovarët e meritojnë të lëvizin të lirë

Tanja Fajon: Puna e vështirë për viza është kryer, kosovarët e meritojnë të lëvizin të lirë

Publikuar më: 11:09 30-08-2018

Me 30 vota pro, 10 kundër dhe 2 abstenime, ky komitet i PE-së ka kaluar çështjen e liberalizimit për kosovarët te Parlamenti Evropian dhe Këshilli për Marrëveshje Ndërinstitucionale për Liberalizim.
Raportuesja e Parlamentit Evropian për liberalizimin e vizave për Kosovën, Tanja Fajon, tha se puna e vështirë ka përfunduar dhe se qytetarët e Kosovës e meritojnë të udhëtojnë lirshëm nëpër Europë. Ky koment ka ardhur pasi LIBE ka votuar pro liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës.


"Puna e vështirë është paguar dhe një tjetër hap i rëndësishëm ka përfunduar në këtë proces të gjatë. Tashmë Këshilli duhet të njohë progresin e bërë dhe të miratojë me shpejtësi mandatin e tyre. Qytetarët e Kosovës meritojnë të udhëtojnë lirisht në Evropë dhe të dalin nga hijet e izoluara ku ata janë lënë për shumë kohë "është shprehur Fajon.


Komisioni për Liritë Qytetare, Drejtësi dhe Çështje të Brendshme LIBE, në Parlamentin Evropian, ka votuar pro liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës.

 

Article Logic
Execution time: 0.0031008720397949