INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Tanke masive 20 tonësh. Rusia garon me Amerikën për fuqinë e ushtrisë [VIDEO]

Publikuar më: 17:33 20-03-2017

Rusia vazhdon të fuqizojë ushtrinë e saj duke përdorur teknologjinë më të fundit edhe për mjetet e rënda. Kallashnikov po ndërton tanke masive 20 tonësh, të telekomanduar që funksionojnë pa pilot, për ushtrinë ruse. Duket se Rusia po përpiqet të konkurojë në prodhimet luftarake një superfuqi si Amerika, pasi tanku që do të prodhohet do të jetë e ngjashme me një mjet luftarak që përdor ushtria Amerikane.  Kalashnikov njoftoi planet  për të realizuar një automjet luftarak që do të jetë një version shumë më i madh e pa pilot, i modelit të makinës luftarake që ka aktualisht në terren, tankut Soratnik. Ky mjet luftarak është projektuar për të mbështetur një armë 30mm dhe tetë raketa anti-tank. Po kështu ai mund të udhëtojë me shpejtësi të lartë 25 milje në orë. Kallashnikov po zhvillon një tank “Robot” 20 ton pa pilot, në gjendje të mbajë dy mitralozë dhe raketa anti-tank. Ai do të peshojë rreth tre here më shumë se Soratnik dhe se do të jetë në të njëjtin nivel me mjetin luftarak të ushtrisë së SHBA-ve M1126 Stryker ICV.

Article Logic
Execution time: 0.0051519870758057