INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Tanzania nis gjuetinë ndaj “gay”-ve:  Do t'i burgosim deri në 30 vite

Tanzania nis gjuetinë ndaj “gay”-ve: Do t'i burgosim deri në 30 vite

Publikuar më: 17:30 02-11-2018

Mbyllja e të gjitha klinikave për kujdesin ndaj sëmundjes HIV, sepse “dyshimi për nxitjen e marrëdhënieve homoseksuale” nuk ishte i mjaftueshëm. Politika represive e presidentit John Magufuli, është duke bërë më shumë “progres”, me mbështetjen e Paul Makonda guvernatorit të ri të rajonit të Dar es Salaam dhe anëtar i partisë në pushtet Chama Cha Mapinduzi (CCM)

Një javë kohë për të gjetur homoseksualët dhe më pas do t’i mbyllë ata në burg për jetë ose të paktën për 30 vjet. Është krijuar një ekip të veçantë të mbikqyrjes për “gjueti shtrigash”, që do të gjurmojë rrjetet sociale për tëidentifikuar “fajtorët”, me një ekip operacional nga 5 nëntori, i cili përfshin policë, psikologë dhe anëtarët e Autoritetit Rregullativ të Komunikimit dhe Tanzania Film Board.

Makonda ka ftuar të gjithë qytetarët të fshijnë çdo material pornografik nga telefonat e tyre celularë brenda kësaj jave, duke deklaruar se qeveria po ndërhyn, sepse rreziqet që lidhen me aktivitetin seksual pengojnë zhvillimin në vend.

“Unë kam informacion mbi praninë e shumë homoseksualëve në krahinën tonë, – u tha ai gazetarëve. – Më jep emrat e tyre dhe ekipi im do të fillojë të marrë kontrollin ndaj tyre, duke filluar javën e ardhshme. E bëj këtë në emër të Zotit.”

Article Logic
Execution time: 0.0033788681030273