INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
''Tarameles'' i plotësohet ëndrra dhe lotët e tij prekin zemrat e të gjithëve: Me lot gëzimi jam duke qarë...[FOTO]

''Tarameles'' i plotësohet ëndrra dhe lotët e tij prekin zemrat e të gjithëve: Me lot gëzimi jam duke qarë...[FOTO]

Publikuar më: 08:27 28-05-2019

Tashmë historia e vogëlushit Xheison Baftit është mësuar nga të gjithë shqiptarët. Vogëlushi u bë i njohur nga emisioni ‘Në kurthin e Piter Panit’ për shkak se nuk shqipton dot shkronjën “K” dhe në vend të saj thotë “T”.

Kur u prezantua në emision ai u shpreh se ëndrra e tij është që kur të rritej ta bënte familjen me një shtëpi të re dhe kjo ëndërr iu bë realitet mbrëmjen finale të emisionit.

Thirrjes së Alketa Vejsiut iu përgjigjen shqiptarë të shumtë nga e gjithë bota, biznesmenë e kompani të shumta në vend, të cilët të gjithë sëbashku bënë të mundur që “Taramelja” dhe familja e tij të bëhej me një apartament në Tiranë.

PITER.jpg

 

Por, surprizat nuk përfunduan sot për Xheisonin, pasi kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, mundësoi gjetjen e një apartamenti të dytë ku do të jetojnë gjyshërit e Xhejsonit. Veliaj ishte i ftuar mbrëmë“Në Kurthin e Piter Pan” për të dhënë lajmin e mirë se banesa për gjyshërit e Xhejsonit është gjetur.

Djaloshi i vogël nuk i mbante dot lotët dhe shprehej: “Më duket sikur jam në ëndërr. Me lot gëzimi jam duke qarë, me lot emocionesh. Përshëndes Lali Erin, të gjithë ata që na kanë ndihmuar për blerjen e shtëpisë, edhe mësuesen time, shkollën time dhe Myshqetanë", u shpreh Xheison.

LALALA.jpg

 

Article Logic
Execution time: 0.0035669803619385