Ata kanë nisur xhirimet e filmit të ri me regjisor Quentin Tarantino. Filmi do të mbajë titullin “Na ishte njëherë Hollivudi” (Once Upon a Time in Hollyëood), i cili do të dalë në kinema në vitin 2019.
DiCaprio ka pozuar së bashku me aktorin Brad Pitt, në këtë bashkëpunim të parë mes tyre. Ngjarjet e filmit zhvillohen në Hollivudin e vitit 1969, në kohën kur janë bërë edhe vrasjet e bujshme të bandës së killerit serial Charles Manson.
Ky sekt i drejtuar nga Charles Manson është origjina, në vitet ’60, e vrasjeve që tmerruan Amerikën, veçanërisht vrasja e aktores Sharon Tate, bashkëshortja e Roman Polanski, në atë kohë shtatzënë,
Por, DiCaprio dhe Pitt nuk janë aktorët e vetëm të mëdhenj që do të luajnë në filmin e një prej regjisorëve më të dashur në botë. Edhe Al Pacino do të jetë krah tyre, në rolin e një agjenti aktorësh. Për Pacinon ky është bashkëpunimi i parë me Tarantinon.