Mediat italiane zbulojnë lajmin për një transferim të mundshëm të Milot Rashicës te Lazio. Igli Tare ka bërë gati një ofertë të bujshme për sulmuesin që një vit më parë ishte pjesë e Kombëtarës së Shqipërisë. Dëmtimi i Giussepe Rossit që luan i huazuar tek Celta Vigo, ka ndryshuar planet e drejtorit sportive të Lazios. Tare ka fiksuar në axhendë Rashicës për kartonin e të cilit është i gatshëm të paguaj 6 milionë euro. Lajmin e ka zbuluar sot faqja italiane Calciomercato.it, e specializuar për transferimet e lojtarëve.
Kjo tratativë pritet të nisë në fundin e këtij sezoni dhe në verë, Rashica mund të lërë Vitessen në Hollandë për t’u transferuar në Serinë A tek Lazio.