INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Tarifa e mirëmbajtjes së rrugës, banorët në protesta tek tuneli i Kalimashit

Tarifa e mirëmbajtjes së rrugës, banorët në protesta tek tuneli i Kalimashit

Publikuar më: 11:04 29-03-2018

Vendosja e tarifave për mirëmbajtjen e Rrugës së Kombit ka ngjallur mjaft debat si ne rrjete sociale ashtu edhe në studio televizive.

Megjithatë duket se shumica prej atyre që janë shprehur të pakënaqur nga kjo taksë do të kenë mundësi të ngrejnë zërin e tyre në një protestë të mirëfilltë që do të mbahet këtë të shtunë.

Protesta është njoftuar nga disa qytetarë kuksianë të cilët janë mbledhur së bashku megjithatë nuk përjashtohet asnjë qytetar nga rrethet e tjera qoftë në Shqipëri apo Kosovë.

“Të shtunën me datë 31.03.2018, ora 11:30 te tuneli i Kalimashit do të organizohet një protestë qytetare pa ndikime partiake, për t’i thënë ndal taksimit të padrejtë të Rrugës së Kombit. Kjo taksë dëmton të gjithë shqiptarët kuksianë dhe të Dardanisë” – shkruhet në njoftim raporton Blitz.al

Kujtojmë se taksat që ka vendosur qeveria për kalimin e automjeteve në Rrugën e Kombit variojnë si më poshtë:

Klasa 1/ Motorët – 2.5 Euro

Klasa 2/ Veturat – 5 Euro

Klasa 3/ Autobus & kamionçina – 11.2 Euro

Klasa 4/ Kamion i mesëm – 16.2 Euro

Klasa 5/ Kamion i rëndë – 22.5 Euro

cfgbe5.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0036327838897705