Protesta e studentëve në Tiranë ka arritur kulmin e saj, mijëra të rinj kanë të gjithë rrugën e Kavajës në kërkim të të drejtave të tyre.
Ata qëndrojnë përballë Ministrisë së Arsimit në protestë kundër tarifës për provimet e mbartura në thirrje kundër qeverisë. Protestuesit kërkojnë këtë të enjte heqjen e menjëhershme të tarifës që rëndon mbi xhepat e tyre, duke i dhënë dhe një ultimatum të qartë qeverisë deri në orën 16:00 të kësaj të enjte.
Ata kanë qëlluar me vezë dhe letra higjenike drejt Ministrisë së Arsimit.
“Lindita Nikolla dil në bulevard, shkolla është e jona jo biznes privat”, ka qenë një nga thirrjet e studentëve.
“Xhepat e shtetit s’mbushen me qindarkat e studentit. Tarifa kafshatë që s’kapërdihet”, kanë qenë disa nga parullat e studentëve, të cilët kanë kërkuar heqjen e tarifave.