INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Tarifa për Rrugën e Kombit, kuksianët i dërgojnë mesazh Edi Ramës...

Tarifa për Rrugën e Kombit, kuksianët i dërgojnë mesazh Edi Ramës...

Publikuar më: 07:27 04-06-2018

Tarifa në Rrugën e Kombit për banorët e Kukësit dhe zonave përreth pritet të jetë 100 lekë për një kalim ose 200 lekë vajtje ardhje.

Ndonëse fillimisht u përfol se taksa e kalimit për banorët dhe përdoruesit e shpeshtë do të jetë 1.5 euro, qeveria duket se ka vendosur të miratojë një nivel më të ulët duke e bërë pagesën 100 lekë për kalim.

Pas këtij lajmi ka ardhur edhe reagimi i parë nga Kukësi. Kryetari i PD në Kukës, Arif Rexhmati, ka bërë një postim në rrjetet sociale ku ka një thirrje publike për kryeministrin Rama, të cilin e peralajmëron të mos provokojë kuksianët.

“Z.Kryeministër mos i provoko kuksianët me lajme të kazanit tënd mediatik, se së shpejti do të fillojë taksa në Rrugën e Kombit, por kthe përgjigje peticionit të firmosur nga 49 këshilltarët e Bashkive Kukës, Has e Tropojë”, shprehet ai ndër të tjera.

Reagimi i plotë:

Një thirrje publike për Edi Ramën:

Z.Kryeminister mos i provoko kuksianët me lajme të kazanit tënd mediatik,se së shpejti do të fillojë taksa në Rrugën e Kombit, por kthe përgjigje peticionit të firmosur nga 49 këshilltarët e Bashkive Kukes, Has e Tropojë.
Z. Rama , ata keshilltarë të djathtë e të majtë së bashku me zgjedhësit e tyre janë të vendosur që të mos tolerojnë në kerkesën e tyre.
Z. Rama, ju po mbani peng te frikës suaj edhe drejtesinë ndaj 4 kuksianëve që mbahen padrejtësisht në burg. Ata janë të pafajshëm dhe si të tillë duhet të jenë të lirë.
Z. Rama, lajme dhe veprime te tilla, ku në thelb kanë diskriminimin krahinor, nuk i shërbejnë integrimit europian përkundrazi janë shembull i qartë se kjo qeveri e PPP-ve është në shërbim të konçensioneve dhe jo të qytetarëve.
Z. Rama , mos gabo për së dyti me kuksianët.

Article Logic
Execution time: 0.0035841464996338