INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Tarifat dentare, ministrja e Shëndetësisë sqaron nëse do të ketë rritje të çmimeve

Tarifat dentare, ministrja e Shëndetësisë sqaron nëse do të ketë rritje të çmimeve

Publikuar më: 14:35 26-01-2019

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka garantuar qytetarët se nuk do të ketë rritje të tarifave dentare. Në një prononcim për mediat paraditen e sotme, ministrja është shprehur se Urdhri i Stomatologut nuk ka asnjë kompetencë që të vendosë për çmimet, prandaj çështja është dërguar në gjykatë.

“Ministria e kundërshtuar këtë vendim, pasi është i pazbatueshëm. Urdhri i Stomatologut ka kaluar kompetencat. Ne kemi dërguar në gjykatë një kërkesë padi për anulimin e këtij vendimi. Garantojmë qytetarët që nuk do të ketë rritje të tarifave dysheme, pasi nuk është kompetencë e Urdhrit ky vendim.Të gjitha organet janë duke bashkëpunuar. Vendimi është i pa aplikueshëm dhe i pabazuar në ligj. Ndaj jo vetëm ministria e Shëndetësisë, por edhe instancat e tjera që janë pjesë e kësaj iniciative janë nën vëzhgim. Por garantojmë qytetarët që nuk do të ketë asnjë aplikim të asnjë vendimi që është në tejkalim të kompetencave” deklaroi ministrja.

Dy ditë më parë Urdhri i Stomatologëve njoftoi se prej fillimit të 2019-s, klinikat dentare në vend do aplikojnë një listë të re me çmimet dysheme për shërbimet bazë që ofrojnë, duke i rritur tarifat me 100%.

Article Logic
Execution time: 0.0032758712768555