INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Tarifat e reja për çelikun. Aleatët 'kryqëzojnë' Trump: Vendim absurd, i padrejtë dhe fyes

Tarifat e reja për çelikun. Aleatët 'kryqëzojnë' Trump: Vendim absurd, i padrejtë dhe fyes

Publikuar më: 08:34 01-06-2018

Presidenti Donald Trump bëri realitet kërcënimin e tij. Ai vendosi të përjashtoj nga tarifat doganore për çelikun dhe aluminin Bashkimin Europian. Duke nisur nga kjo e premte importet e çelikut nga BE-ja, por edhe nga Kanadaja dhe Meksika do të taksohen me dogana në masën 25 për qind, për importet e aluminit taksa do të jetë dhjetë për qind. Përjashtimi nga ky rregull për taksat doganore të vendosura në mars, i cili vlente deri tani për këto tri vende, shfuqizohet më 1 qershor 2018. Udhëheqësit nga vendet e prekura reaguan me zemërim. Presidenti i Francës i tha në telefon Trump se lëvizja e SHBA-së ishte "e paligjshme". Emmanuel Macron i tha atij se BE do të përgjigjet në një "mënyrë të vendosur dhe proporcionale". Presidenti francez gëzon një marrëdhënie të mirë me homologun e tij amerikan. Trump ka arsyetuar tarifat, të cilat hynë në fuqi në mesnatë janë jetësore për sigurinë kombëtare dhe janë kërcënuar nga një dobësim global i furnizimit. Kjo arsyetim u refuzua nga aleatët.

celik.jpg

Kryeministri kanadez Justin Trudeau e përshkroi atë pretendim si një fyerje: "Që Kanadaja mund të konsiderohet një kërcënim për sigurinë kombëtare ndaj Shteteve të Bashkuara është e pakonceptueshme". Sekretari i Tregtisë i Mbretërisë së Bashkuar Liam Fox tha se 25 për qind e taksës për çelik ishte "absolutisht absurde", duke shtuar: "Do të ishte një keqardhje e madhe nëse do të përfundonim në një grindje të fshehtë tregtare me aleatët tanë më të ngushtë". Gareth Stace, kreu i tregtisë së Britanisë së Madhe tha se tarifat "nuk janë mënyra për të trajtuar më e mirë sesi duhet të trajtohen miqtë" dhe i bëri thirrje qeverisë për të mbrojtur 31,000 vende pune të industrisë. Ministri i ekonomisë gjermane, Peter Altmaier, shpresonte se një përgjigje vendimtare e BE do të bënte që Trump të rishqyrtojë vendimin e tij dhe tha se Evropa mund të punojë me Kanadanë dhe Meksikën. Ministri i Jashtëm meksikan Luis Videgaray tha se vendi i tij do të impononte : "Ne do të vazhdojmë të mbrojmë interesat e Meksikës, ashtu siç kemi bërë deri tani". Trump njoftoi planet e para për tarifat në mars, por dha disa përjashtime ndërsa vendet negociuan. Të enjten, sekretari amerikan i Tregtisë Ëilbur Ross tha se bisedimet me BE, Kanada dhe Meksikë nuk kishin bërë mjaft progres për të justifikuar një ulje të mëtejshme, që do të thotë që tarifat prej 25% në çelik dhe 10% në alumin u lanë në fuqi. Evropianët nuk i habit ky vendim. Ata u përpoqën deri në fund ta zbusnin konfliktin tregtar me Shtetet e Bashkuara, por kjo dështoi, sepse të dyja palët ngulnin këmbë tek pozicionet e tyre. Ndërsa SHBA favorizojnë marrëveshjet dypalëshe, BE-ja nuk dëshiron të ndahet dhe insiston tek respektimi i rregullave të OBT-së.

tarifat_celiku.jpg

 

Article Logic
Execution time: 0.00364089012146