INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Tarifat e SHBA-së mbi aluminin e çelikun, Trump ‘acaron’ Rusinë, Kinën dhe BE-në

Tarifat e SHBA-së mbi aluminin e çelikun, Trump ‘acaron’ Rusinë, Kinën dhe BE-në

Publikuar më: 14:09 02-03-2018

Vendimi i presidentit Trump për të rritur tarifat mbi importin e aluminit dhe çelikut duket se u shkaktojnë dhembje koke Brukselit, Kinës dhe Rusisë.

Për më tepër Kreu i Shtëpisë së Bardhë e argumenton vendimin e tij duke thënë se luftat tregtare janë të drejta dhe të thjeshta për t’u fituar.

Sipas tij Shtetet e Bashkuara “janë dërrmuar” nga tregtia e pandershme dhe politikat e këqija.

 

Lëvizja e Trump ka futur nën ethe shumë shtete të botës sidomos tregun e aksioneve ku u regjsitruan edhe humbje.

‘Vendosja e tarifave mbi këto produkte nuk është rruga e drejtë dhe do të kishte një efekt domino’ konfirmoi komisionerja europiane e tregtisë Malmstroem .

“Tarifat e reja, – tha presidenti i KE-së, Jean-Claude Juncker, – do të vënë në rrezik me mijëra vende pune në Europë. Ne nuk do të rrimë duarkryq, teksa industria jonë goditet në mënyrë të padrejtë”.

Importet e çelikut, sipas Trump mund të rriten në masën 25%, ndërsa ato të aluminit në 10%.

Article Logic
Execution time: 0.0039141178131104