Në prag të sezonit të parë të provimeve të gjithë ata studentë, që nuk kanë mundur dot të shlyejnë pagesat do ta kenë të pamundur të lejohen të japin provimet. Për këtë arsye Lëvizja për Universitetet duke parë që gjëndja e vështirë ekonomike në të cilën gjenden studentët, tarifat e larta dhe shpenzimet e tjera universitare me të cilat përballen u kanë ardhur në ndihmë atyre duke mbledhur mijra firma dhe i kanë dorëzuar pranë Rektoratit të Universitetit të Tiranës, ku dhe kanë depozituar dhe kërkesat e tyre.
Studentët u kërkojnë strukturave arsimore, që tarifa e studimit të paguhet me të paktën dy këste, si dhe të mos penalizohet asnjë student për pranimin në provime për shkak të mospagesës së tarifës.