INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

"Tarzani" lundron në rrjetet sociale njësoj si njerëzit [VIDEO]

Publikuar më: 08:49 02-05-2019

Mike Holston jeton në Miami, Florida dhe në llogarinë e tij të Instagramit ka 5 milionë ndjekës dhe 500,000 të tjerë në YouTube. Ai ka një shok të ngushtë të cilin e quan Tarzan, por në fakt është një shimpaze që është përdorues i rrjeteve sociale si të ishte një adoleshent. Mike ka postuar një video të shimpazesë duke mbajtur në duar një Iphone dhe duke lundruar në internet pa problem. Po ashtu, ai di si ti rikthehet albumit të fotografive mbrapsht duke përzgjedhur të tjera dhe me sa duket videot e tij të preferuara janë ato me të zotin e tij teksa luajnë. Për përdoruesit e rrjeteve sociale është mahnitëse, por për ekspertët kjo video është shumë shqetësuese.

Article Logic
Execution time: 0.0035700798034668