Duket se ditët ikën pa u ndjerë dhe ndonjëherë kur mendojmë për kohën që kalon na duket sikur gjithçka ndodh papritur.
Vogëlushja e Zaimina Vasjarit ka mbushur tashmë plot 4 muaj jetë dhe këngëtarja ka vendosur t’ia tregojë fytyrën për herë të parë në publik.
“Vogëlushja ime e ëmbël Khloe është tashmë 4 muajshe, jemi kënaqur sepse ne qeshim gjithë ditën së bashku”, shkruan Zai në postimin e saj.
Sa e ëmbël duket Khloe! Ska faj Zaimina që duket se është e pushtuar nga lumturia.