INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Tashmë e konfirmuar, përçahen Babastars! Largohet Cozman dhe publikon të gjitha ‘të palarat’ e labelit me dokumenta zyrtare: Ja kush janë akionerët e vërtetë [FOTO]

Tashmë e konfirmuar, përçahen Babastars! Largohet Cozman dhe publikon të gjitha ‘të palarat’ e labelit me dokumenta zyrtare: Ja kush janë akionerët e vërtetë [FOTO]

Publikuar më: 16:45 06-01-2019

Pas Skivit, Cozman ka reaguar sërish duke treguar se reagimi i tij i djeshëm nuk ishte momental, ishte i akumuluar prej disa kohësh.

Reperi tha se ka dhënë shumë për grupin “Babastars”, ka dhënë aq sa mundte që ai grup të shkonte para dhe ka qënë mbështetje për shokët e tij. Por me kalimin e kohës ai tha se grupi miqësor, i cili nuk ishte ndërtuar mbi bazën e biznesit filloi të dëmtohej se u kthye mirëfilli në biznes.

Ai më tej mbështeti edhe fjalët e Skivit duke zbuluar se prej shumë kohësh grupi nuk po funksiononte më si label për shkak të interesave personale.

Megjithatë Cozman pranon se fryma që “Babastars” ka sjellë në hip hop-in shqiptar do të mbetet gjithmonë dhe ai është krenar për të.

“ ‘Babastars’ është tatuazh në zemren time, jo vetëm në qafë… Unë jam krenar për këtë” – shkruan Cozman.

Më tej ai ka publikuar edhe dokumentin zyrtar të anëtarëve të labelit “Babastars” ku tregohet se anëtarë zyrtarë janë: Getoar Selimi, Agon Amiga, Skivi, Dj Marshall Jungle dhe Cozman.

Drejtor është Getoar Selimi si aksioner kryesor, ndërsa Majk, Onat dhe Dekorim Sahiti nuk figurojnë zyrtarisht në labelin Babastars.

cozman.png

 

cozman1.png

 

cozman2.png

Article Logic
Execution time: 0.0037848949432373