Para pak ditësh u përhap me shpejtësi lajmi se pas largimit të Bes Kallakut, Olsi Bylykut dhe Erion Isait, një tjetër personazh i njohur do të largohej nga Portokalli dhe bëhet fjalë për Vangjel Kozma.
U tha se Vangjel Kozma do t’i bashkohet Besit, Erionit dhe Olsit të cilët do të kenë një emision të tyre në spektaklin “E diela shqiptare”. Skenaristi historik i cili prej vitesh ka shkruar tekstet e aktorëve të “Portokalli” është larguar ky emision dhe këtë e konfirmon kjo foto e publikuar nga Bes Kallaku ku Kozma shihet krah djemve.