INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Tashmë Facebook

Tashmë Facebook "fsheh" dhe tradhëtitë nga partneri juaj! [FOTO]

Publikuar më: 12:02 06-10-2016

Facebook dha lajmin më të mirë për të gjithë tradhëtarët aty jashtë.

Në fakt ishte lajmëruar që në korrik se Facebook Messenger do të prezantonte edhe një tipar të ri, mesazhet e enkriptuara të cilat emërtohen “biseda sekrete”. Dhe tashmë kanë mbërritur! Facebook ka folur për këtë përgjatë muajve të fundit duke e nxjerrë në treg ngadalë, dhe tashmë 900 milionë përdoruesit e disponojnë. Mesazhet e enkriptuara ndalojnë palët e treta, siç janë piratët e kompjuterave, që të dëkodojnë mesazhet tuaja. E thënë thjesht, mesazhet mund t’i shihni vetëm ju edhe marrësit. Për të filluar një bisedë sekrete në telefonin tuaj mjafton që të zgjidhni opsionin për ta bërë bisedën sekrete. Nuk funksionon në grupet e chat apo me videot dhe GIF, por mund të dërgoni në mënyrë sekrete tekst, foto dhe emoji të ndryshëm si stickers. Mundeni edhe të përcaktoni një kohëzgjatje deri sa mesazhi juaj të fshihet, duke ju dhënë një ndjesi të stilit Snapchat. Mos harroni ama që sa herë të doni të dërgoni një mesazh sekret, duhet të klikoni në mënyrë manuale “secret”. Gjithçka ju duhet është të bëni updatë messengerin tuaj.

Article Logic
Execution time: 0.003964900970459