INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Intervista me avokatin zvicerian/ Si ka mundësi Loredana lëviz lirshëm dhe a pritet të dënohet me burg

Intervista me avokatin zvicerian/ Si ka mundësi Loredana lëviz lirshëm dhe a pritet të dënohet me burg

Publikuar më: 11:36 12-05-2019

Pas konferencës për shtyp në Kosovë, së bashku me avokatët e saj ku Loredana sqaroi opinioni publik për akuzat e ngritura ndaj saj, duket tashmë se është media zvicerane “20 Minuten”, ajo që ka sjellë në vëmendje nga ana ligjore çështjen.

Avokati nga Zvicra i cili merret me çështjet kriminale, Silvio Oscar Mayer, ka folur për gazetën në cilësinë e një eksperti të këtyre rasteve, duke u përpjekur ta sqarojë për publikun, se si është e mundur që njeriu më i përfolur në Zvicër, Loredana Zefi, të lirohet e të shkojë jashtë vendit me gjithë ato akuza kundrejt saj.

“Loredana vetëm është marrë në pyetje, nuk është ndaluar. Kjo do të thotë që ajo mund të lëvizë lirshëm dhe të largohet nga vendi, mirëpo duhet të rrijë në dispozicion të autoriteteve gjatë tërë kohës.”

Ndër të tjerash, ai ka shtuar se hetimi e padia ndaj Loredanës, mund të marrë muaj e vite deri në një përfundim.

“Zyra e prokurorit publik ka nisur hetimet për një mashtrim të dyshuar. Se a do të ketë gjykim, tani për tani nuk mund ta themi. Një hetim kriminal është iniciuar dhe do të koleksionojë provat dhe dëshmitë. Tani për tani nuk ka një kontratë mes palëve që e dëshmon se paratë janë dhënë hua, ndërsa bisedat Whatsapp, mund të mos jenë ligjërisht të qarta. Ciftit do i duhet të ndërmarrë një rrugë të gjatë, ndërsa procedura mund të marrë muaj e vite”, ka deklaruar Mayer.

Mirëpo a mundet Loredana t’ia hedh paq pa u dënuar?

“Po, për shembull nëse nuk arrihet të dëshmohet se paratë janë marrë me mashtrim. Gjithsesi, është herët të flasim për prognoza. Nuk duhet harruar faktin që Loredana tani për tani është e pafajshme. Nëse vendoset nga prokuroria se nuk ka vepër kriminale, çifti duhet të ndjekë rrugën civile të padisë”, ka thënë ai, transmeton prive.al.

1.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0032680034637451