Një aplikacion i ri ju lejon të fshini mesazhe nga telefoni inteligjent i marrësit. Të gjithë kemi vuajtur me ‘keqardhje’ për një mesazh, të cilin do të donim ta fshinim, – të paktën një herë, ka thënë zhvilluesi i aplikacionit.
Aplikacioni Rekem eliminon mesazhet e dërguara, duke i lejuar përdoruesit të fshijnë mesazhin e padëshiruar të cilin e kanë dërguar, duke e fshirë atë nga të dyja pajisjet. Aplikacioni gjithashtu, ka për qëllim të rrisë sigurinë gjatë shkëmbimit të mesazheve, duke përfshirë fotografitë, lokalizimin dhe thirrjet me video.
“Me shkeljet e sigurisë, të cilat janë gjithmonë e më të pranishme, njerëzit duan të jenë të sigurt se komunikimet e tyre mbeten private dhe të mbrojtura”, tha Greg Parker, presidenti dhe drejtori i Raketu në Nju Jork.
“Ky aplikacion është për ata që kanë mendim të dytë për diçka që ata kanë dërguar, ata mund ta fshijnë mesazhin me besim të plotë nga të dy telefonat. Teknologjia Raketu e bën këtë të mundshme”, tha ai.
“Rekem siguron privatësi maksimale për të dhënat, pasi mesazhet transferohen direkt nga pajisja në pajisje, pa përdorimin e serverëve,” ka thënë kompania.