Edhe dhoma e ndenjes mund të vishet me krijimet e Alessandro Michele!
Gucci po përgatitet për një koleksion të ri këtë vjeshtë. Këtë herë nuk bëhët fjalë për veshje, por pajsije shtëpiake përfshirë këtu jastëkë, karrike, pjata, qirinj aromatikë, zbukurime prej porcelaini etj, etj.
E bukura e këtyre pajisjeve është se janë zbukuruar me motive dhe simbolie tipike si tigra dhe gjarpërinj, pjesë e koleksioneve të veshjeve nga moment që Michele shkeli këmbë tek firma prestigjoze.
Gjithashtu, nëse ju pëlqen, mund të mbuloni dhe muret me letra muri të frymëzuara nga Gucci Garden, pjesë e koleksionit vjeshtë/dimër 2017.
Gucci Décor do të vijë në shitje këtë shtator dhe të gjithë mund të blenë produktet online ose në çdo dyqan Guçi nëpër botë. Përgatisni listën e blerjeve!