Pas një nate të lodhshme dhe të mbushur me emocione nga spektakli, Çiljeta e kishte të nevojshme një gatim të bërë me shumë dashuri nga mashkulli që do më shumë.
Dhe ai nuk është i dashuri i saj, Alban Hoxha. Fernando i vogël, në këtë video tregon që nuk është edhe aq i vogël kur bëhet fjalë për të gatuar për mami Çiljetën.
Me recetën e mësuar nga gjyshja, Fernando i është futur punës për të bërë ndoshta kekun më të shijshëm që Çiljeta mund të ketë provuar ndonjëherë.