Kot nuk thonë se koha fluturon. Kjo mund të vlejë edhe për të voglin e çiftit Elita Rudi dhe Gjiko, të cilët deri para pak kohësh prisnin me padurim lindjen e tij, tashmë nuk mund ta besojnë që ai ka mbushur një muaj.
Një lumturi e vërtetë duket se është Zëri i vogël për familjen dhe moderatoja nga Kosova nuk ka ngurruar të publikojë një imazh të vogëlushit, që festonte ditën e veçantë.
Në foton e publikuar nga Elita, Zëri shfaqet i veshur me një “body” që mban mesazhin “E dua mamin”, ndërsa në fytyrë ka një buzëqeshje të ëmbël.
“Buzëqeshja jote – lumturia ime. Të do nana, ushqimi i shpirtit!”, shkruan Elita krah fotos së postuar në Instagram.
Kjo foto duket se ka lënë pak pas dore babin dhe ne nuk e dimë nëse Gjiko do të ankohet për këtë veprim të mamit.