Pyetja klasike që na bëhet përpara se të shijojmë një gotë vere është e kuqe apo e bardhë? Tani përgatituni të dëgjoni edhe blu! Po, blu! Më se e vërtetë!
Falë Gik tashmë mund të shijoni edhe një gote vere blu! U lançua fillimisht në Spanjë, e tani edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës! Kjo verë klasifikohet në verërat e ëmbla, si përzierje e rrushit të bardhë dhe të kuq bashkë. Nuk do të donit ta provonit gjatë një mbrëmjeje me miqtë tuaj? Mdje, është edhe ekonomike për xhepin e kujtdo, kushton vetem 11$ shishja.
Nëse ndodheni në SH.B.A, mos e lini pa shijuar! Urojmë që të vijë sa më shpejt edhe në vendin tonë të pijedashësve!