INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Tashmë pjesë e familjes 'Philipp Plein'! Luana Vjollca surprizohet nga gjiganti i modës!

Tashmë pjesë e familjes 'Philipp Plein'! Luana Vjollca surprizohet nga gjiganti i modës!

Publikuar më: 16:25 05-02-2021

Prej disa muajsh tashmë autorja dhe moderatorja Luana Vjollca na ka shoqëruar të shtunave mbrëma duke na dhuruar argëtim e të qeshura pafund. Por me përfundimin e sezonit të katërt të “Shiko Kush LUAN”, Luana mesa duket është “arratisur” për të shijuar disa pushime relaksuese.

Ka qënë moderatorja e cila ka postuar në profilin e saj në Instagram një foto, teksa shfaqet në ambientet e brendshme të një avioni.

Për ku vallë të jetë duke udhëtuar Luana? Është vetëm apo e shoqëruar? Shumë pyetje na lindin në mend, por do të na duhet edhe pak kohë për të zbuluar më shumë.

Ajo ç’ka na zbuloi Luana janë disa dhurata që gjiganti i modës Philipp Plein i ka dhuruar. Mbi të gjitha na surprizoi mbishkrimi që patën këto dhurata.

“E dashur Luana,

Personalisht dua të të falenderoj për mbështetjen tënde!

Jam i lumtur të të kemi pjesë të #PPFamily

Ke një dhuratë nga koleksioni i ri PHILIPP PLEIN™!

Ngrohtësisht, Philipp Plein!”

luana_philip.jpg

luana_philip2.jpg 

 

Si duket bashkëpunimi mes dyshes Luana Vjollca dhe Philipp Plein po ecën mjaft mirë dhe pse jo shumë shpejt ta shohim Luanën si imazhin kryesor të gjigantit të modës. Kujtojmë se Philip Plein u kujdes për imazhin e Vjollcës me disa nga 'look'-et në HIT-in e verës 2020 "Locos" në bashkëpunim me yllin latin Jay Santos.

 

Article Logic
Execution time: 0.0047760009765625