INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Tashmë “rutinë”, Nishani kthen një tjetër ligj

Tashmë “rutinë”, Nishani kthen një tjetër ligj

Publikuar më: 12:31 04-04-2016

Mos vallë maxhoranca është e vendosur të shkelë Kushtetutën!!! Këtë përshtypje po na lë Presidenti Bujar Nishani me kthimin e njëpasnjëshëm të ligjeve të miratura vetëm me votat e maxhorancës së majtë. Edhe këtë të hënë kryetari i shtetit ka kthyer për rishqyrtim nw Kuvend një tjetër ligj, “Për masat shtesë të sigurisë publike”.

Sipas presidentit ky ligj, përmes vendosjes së kamerave të sigurisë të cilat përfshijnë sheshe të hapura, parqe, kënde lojërash, mjedise të hapura apo të mbyllura publike, mjedise të punës ku ushtrohet një biznes privat, mjedise të hapura dhe të mbyllura për fëmijë, cënon të drejtën për respektimin e jetës private dhe familjare, e garantuar nga neni 35 i Kushtetutës.

Gjithashtu, Nishani shton se “ndërhyrja në të drejtën për jetë private dhe familjare përmes masave të parashikuara në nenin 8 të Ligjit nuk është e justifikueshme, e domosdoshme dhe proporcionale”.

“Ligji në fjalë mbasi detyron bizneset, administratorët e pallateve, shkollat private dhe publike, apo të gjitha institucionet publike të instalojnë kamera dhe të ruajnë përmbajtjen e tyre, nuk jep asnjë garanci se si do të ruhen të dhënat personale të individëve të siguruara nga këto kamera”.

Article Logic
Execution time: 0.0035600662231445