INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Task Forca Antikorrupsion, ndëshkohen me masa disiplinore 28 doganierë në Durrës

Task Forca Antikorrupsion, ndëshkohen me masa disiplinore 28 doganierë në Durrës

Publikuar më: 14:18 06-03-2019

Në një konferencë për shtyp, ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj bëri me dije bilancin javor të aksionit Anti korrupsion.

Ministrja Gjonaj  tha se janë dhënë masa disiplinore për 28 doganierë në portin e Durrësit si dhe vërejtje për 5 specialistë.
Shkak ka qenë mosrespektimi i rregullave të kontrollit fizik.

"Janë rekomanduar masa disiplinore për 28 doganierë, mbajtjen e pagës së plotë për 6 muaj dhe vërejtje për 5 specialistë. Gjithashtu në kuadër të inspektive nga Ministria e Drejtësisë është refezuar kallëzim penal për ndjekjen penale të nga ADCA. shpk. Përfaqësuesit e kësja zyre avokatie kanë tejkaluar dhe shpërdoruar kompetencat. E përsëri vizioni ynë është zero tolerancë ndaj paaftësisë dhe korrupsionit në administratën publike", u shpreh ministrja.

Article Logic
Execution time: 0.0037150382995605