INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Task-Forca Antikorrupsion shkarkon 9 punonjës të administratës, 8 kallëzime penale [VIDEO]

Task-Forca Antikorrupsion shkarkon 9 punonjës të administratës, 8 kallëzime penale [VIDEO]

Publikuar më: 13:19 19-09-2018

Pas paralajmërimit të kryeministrit Rama për shkarkimin e zyrtërve dhe punonjësve të shtetit që zvarisin kërkesat e qytetarëve, Task-forca Antikorrupsion ka rekomanduar 60 masa disiplinore nga të cilat 9 largime nga puna si dhe 8 kallëzime penale. Janë 3 drejtorë të Aluiznit të shkarkuar si dhe inspektorë, të cilët nuk respektuan urdhërat dhe kërkesat e dërguara. Sipas Ministres së Drejtësisë Etilda Gjonaj, në cilësinë e drejtueses së njësisë së Task –Forcës për të luftaur korrupsionin në administratë, do vihet para përgjegjësisë çdo shkelës i ligjit.

‘’Task-forca Antikorrupsion ka vijuar verifikimin e denoncimit të qytetarëve dhe kontrollin e ligjshmërisë në shërbimin për qytetarët. Ka ushtruar kontroll në disa institucione qëndrore dhe degët e tyre.Institucionet përgjegjëse kanë zbatuar rekomandimet duke marrë 60 masa displinore, 9 prej tyre largime nga puna.’’

Kjo praktikë do të jetë e përjavshme, ku sipas Gjonaj do të publikohen të dhënat për drejtues, ish-drejtues dhe punonjës të niveleve të ndryshme të administratës shtetërore që sheklin ligjin.

 

Article Logic
Execution time: 0.0033359527587891