INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Task Forca e pronave në bregdet zbarkon në Vlorë

Task Forca e pronave në bregdet zbarkon në Vlorë

Publikuar më: 08:22 29-03-2018

Pas Lezhës në shënjestër të verifikimit të dosjeve të pronësisë në bregdet është qyteti i Vlorës. Mësohet se dy grupe të Task Forcës së verifikimit të pronave në bregdet kanë zbarkuar në qytetin e Vlorës. Fillimisht ata janë ndalur në ambientet e Zyrës Vendore të Regjistrimit të Pronës në Vlorë dhe më pas i janë drejtuar Prefekturës, ndërsa takime kanë zhvilluar edhe në zyrat e ALUIZNI-t.
Vlora paraqitet një nga zonat më problematike, sa i përket çështjes së pronave dhe tjetërsimit të tyre, kryesisht në zonën e bregdetit. Inspektimi i Task-Forcës mësohet se ka qenë i befasishëm, pasi institucionet nuk kanë pasur asnjë paralajmërim për një vizitë të tillë. Mësohet se, ekipi special pritet që fillimisht të mbledhë informacionet që i nevojiten, ndërsa do të ketë një tjetër aksion dhe kontroll në qytetin e Vlorës, referuar problematikave që do të vërehen.një ditë më parë kreu i ALUIZNIT lajmëroj se janë 30 mijë dosje të pronësisë në bregdet që do të verifikohen.

Article Logic
Execution time: 0.0035128593444824