INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Task Forca, Gjonaj: Kallëzim penal për 6 drejtues institucionesh

Task Forca, Gjonaj: Kallëzim penal për 6 drejtues institucionesh

Publikuar më: 13:01 07-07-2018

Gjashtë drejtues të lartë të institucioneve shtetërore janë kallëzuar penalisht, pasi janë konstatuar me shkelje të rënda proceduriale dhe ligjore në punën e tyre. Lajmi është bërë i ditur nga ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj gjatë një deklarate për shtyp dhënë sot paradite në mjediset e MD.

Në rolin e Koordinatorit Kombëtar Antikorrupsion dhe njëkohësisht drejtuese e Task Forcës së ngritur nga qeveria në prillin e këtij viti, ministrja Gjonaj ka bërë një bilanc të rezultateve të punës së strukturave të antikorrupsion.

“Gjatë kontrolleve në periudhën Maj-Qershor të vitit 2018 Task Forca Antikorrupsion ka vënë re dhe shkelje të ndryshme, duke shkuar dhe në kufijtë e lejuar ligjor dhe për këtë arsye ka pasur dhe tre depozitime të kallëzimeve penale. Janë kryer kontrolle në 35 institucione shtetërore ku kryhen shërbime ndaj qytetarëve.

Për këtë arsye, falë dhe bashkëpunimit me qytetarët Task Forca ka rekomanduar 172 masa disiplinore, prej të cilave 28 shkarkime nga detyra. Masat disiplinore dhe shkarkimet lidhen kryesisht me drejtori si: Drejtorit rajonale të Regjistrimit të Pasurisë, ALUIZNI, AKU, etj.

Po ashtu, janë depozituar 3 kallëzime penale për gjashtë drejtues. I pari lidhet me për Regjistrues në zyrën e regjistrimit të pasurive në Krujë. Nga kontrolle janë vënë re vonesa të pajustifikuara, si dhe mungesë të transparencës. Është depozituar kallëzim penal për drejtorin e ALUIZNI-t në Sarandë dhe tre drejtorë të tjerë të kësaj agjencie në qytetin bregdetarë, të sektorit të legalizimit, kalimit të pronësisë apo planifikimit urban.

Ato dyshohet se kanë shpërdoruar detyrën duke legalizuar sipërfaqe publike më të mëdha se ato që janë në realitet. Po ashtu është depozituar kallëzim penal për përgjegjësin e sektorit për sektorin e asistencës ndaj shërbimit të tatim paguesve në drejtorin rajonale Vlorë, ku dyshohet se ka shpërdoruar detyrën”, tha Gjonaj.

Article Logic
Execution time: 0.0026130676269531