INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Task forcë kundër korrupsionit. Gjonaj: Denonconi rastet

Task forcë kundër korrupsionit. Gjonaj: Denonconi rastet

Publikuar më: 16:54 20-05-2018
Denoncimet nga qytetarët janë një mekanizëm efektiv kundër korrupsionit. Me këtë thirrje i’u drejtuan banorëve, ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj dhe deputeti Taulant Balla gjatë takimeve në Elbasan dhe në Librazhd.
Ministrja Gjonaj në kuadër të turit të llogaridhënies "Puna për Shqipërinë që duam" ftoi shqiptarët që të denoncojnë rastet korruptive.
 
Gjonaj: 'Qeveria shqiptare me iniciativë individuale të kryeministrit Rama ka ngritur  task forcën kundër korrupsionit. Ju dhe ne duhet të jemi në komunikim të vazhdueshëm, nëpërmjet platformës që drejtoni denoncimet tuaja, por edhe nëpërmjet komunikimeve dhe denoncimeve të vazhdueshme.'
 
Ndërsa kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla i ftoi qytetarët që të ngrejnë të gjitha problemet dhe shqetësimet që ata kanë.
 
Balla: 'Jeni ju që do të çoheni, njëri pas tjetrit të bëni pyetje, të bëni kritika mos kini asnjë merak, nuk jemi shyqyrt zotit në fushatë elektorale.
Nga ana e tyre qytetarët ngritën shqetësime vecanërisht  për problemet në infrastrukturë, në punësim dhe vendimet e padrejta të demokratëve'
 
Article Logic
Execution time: 0.0034260749816895