Pak pas deklaratë së kryeministrit Edi Rama për krijimin e Task-Force për zbulimin e lidhjeve kriminale, vjen reagimi nga Partia demokratike. Deputeti Edi Paloka ka reaguar me anë të një statusi në faqen e tij të ‘Facebook’-ut, ndërsa nuk kursen ironitë për Ramës. Sipas Palokës, me siguri për Ramën, opozita është e lidhur me krimin.
MESAZHI I PALOKES
Rama, Task-Force per zbulimin e lidhjeve te krimit me politiken…?!!
Me siguri do zbuloje qe me krimin eshte e lidhur opozita.
Madje dhe per deputetet e inkriminuar te rilindjes dhe per Tahirin dhe per gjithe llumin e krimit ne administraten e rilindjes , te jeni te bindur qe “fajin e ka opozita dhe mediat e kazanit”