INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Tatimet aksion në bregdet, bllokohen 11 hotele në jug

Tatimet aksion në bregdet, bllokohen 11 hotele në jug

Publikuar më: 10:17 21-07-2018

Drejtoria e Hetimit Tatimor ka ndërmarrë një aksion në zonën bregdetare të jugut, duke kryer disa kontrolle në subjektet, të cilat ushtrojnë veprimtari ekonomike, kryesisht në Sarandë, Ksamil, Himarë, Dhërmi, me qëllim sigurimin dhe garantimin e mbarëvajtjes së sezonit turistik.

Ndërkohë si rezultat i monitorimit dhe kontrollit të kryer nga Drejtoria e Tatimeve, u bllokuan 11 hotele,të cilat nuk ishin të regjistruara në organet tatimore. Një pjesë prej tyre nuk kanë lëshuar as kupon tatimor.

Njoftimi i Drejtorisë së Tatimeve:

Drejtoria e Hetimit Tatimor Rajoni Jugor është duke ushtruar kontrolle të detajuara verifikimi, në subjektet që ushtrojnë veprimtari ekonomike në Sarandë, Ksamil, Himarë, Dhërmi etj., me qëllim reduktimin e informalitetit dhe garantimin e mbarëvajtjes së sezonit turistik.

Drejtoria e Hetimit Tatimor në DPT, tërheq vëmendjen e tatimpaguesve që operojnë në zonat turistike të respektojnë detyrimet ligjore, për të siguruar një ecuri pozitive të sezonit veror, si për turistët vendas, ashtu edhe për ata të huaj.

Article Logic
Execution time: 0.0036051273345947