INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Tatimet listojnë 13 bashkitë “Borxhlie”. Nuk paguajnë sigurimet e punonjësve

Tatimet listojnë 13 bashkitë “Borxhlie”. Nuk paguajnë sigurimet e punonjësve

Publikuar më: 13:39 30-08-2017

Drejtoria e Përgjithshme Tatimeve ka klasifikuar 13 bashki të vendit, si borxhlinj të këqij ndaj të cilave do të nisë arkëtimi i detyrimeve me forcë. 9 nga bashkitë janë kualifikuar si borxhlinj të këqij pas hyrjes në fuqi të reformës territoriale. Detyrimet e bashkive ndaj tatimeve lidhen kryesisht me mospagesat e sigurimeve shoqërore të stafit e punonjësve. Sjellja në këtë mënyrë e bashkive rrezikon të krijojë probleme të rënda sociale në periudhat e mëvonshme duke rrezikuar pagesat e pensioneve për qindra punonjësit e sotshëm. Borxhi tatimor është përkeqësuar vitet e fundit, por në veçanti edhe detyrimet e paguara për sigurimet shoqërore. Drejtoria e Përgjithshme Tatimeve kishte raportuar se në fund të vitit 2016 stoku i borxheve si pagesa të pabëra në kohë për sigurimet shoqërore arriti në 14.1 miliardë lekë.  Nga kjo shumë rreth 2 miliardë lekë janë borxh i krijuar rishtas në vitin 2016. Me reformën territoriale një raport i përgjithshëm ku u përfshinë të gjitha komunat dhe bashkitë e vendit ka vënë në dukje se detyrimet e prapambetura në administratën vendore janë 65 milionë euro 0,57% i Prodhimit të Brendshëm Bruto.

Article Logic
Execution time: 0.0036461353302002