INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Tatimet paralajmërojnë bizneset e vogla: Kujdes do ju fusim në TVSH

Tatimet paralajmërojnë bizneset e vogla: Kujdes do ju fusim në TVSH

Publikuar më: 12:29 08-09-2018

Bizneset e vogla, që qarkullojnë më pak se dy milionë lekë rrezikojnë të futen në skemën e TVSH-së nëse nuk raportojnë shtypjet e gabuara të kasës fiskale.

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve shkruan Monitor u ka tërhequr vëmendjen të gjithë tatimpaguesve të biznesit të vogël pa TVSH, me qarkullim vjetor nën 2 milionë lekë që të tregojnë kujdes në lidhje me raportimin e shtypjeve gabim të pajisjeve fiskale që kanë në përdorim.

Drejtoria e Riskut në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve, nga verifikimi i të dhënave të xhirove të raportuara nga pajisjet fiskale, ka konstatuar se shumë subjekte të biznesit të vogël pa TVSH, raportojnë vlera jashtë normalitetit të aktivitetit të tyre, kryesisht si pasojë e shtypjeve gabim të pajisjeve fiskale.

Çdo mosraportim i shtypjes së gabuar të pajisjes fiskale nga tatimpaguesit, sjell ndryshim nga ana e administratës tatimore, bazuar në të dhënat që disponon, të përgjegjësisë tatimore nga ajo ekzistuese në përgjegjësi tatimore “Biznes i vogël me TVSH”.

Article Logic
Execution time: 0.0021469593048096