INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
''Tatuazh sa 1000 fjalë''! Olsi Bylyku tregon domethënien befasuese që ka ''stampuar'' në krahun e tij [VIDEO]

''Tatuazh sa 1000 fjalë''! Olsi Bylyku tregon domethënien befasuese që ka ''stampuar'' në krahun e tij [VIDEO]

Publikuar më: 15:10 09-05-2018

“Adrenalinë” është emri i emisionit më të ri në IN Tv, një emision fantastik, i mbushur me ngjarje nga më të ndryshmet në fushën e sportit, por jo vetëm. Gjithashtu lojërat, batutat dhe të qeshurat me personat VIP, nuk i mungojnë këtij emisioni.

Një pjesë shumë interesante e “Adrenalinë”, ishte edhe rubrika “Koha për lojë”, ku ishin të ftuar dy personazhe shumë interesantë nga aktualiteti i showbizit shqiptar, bëhet fjalë për Olsi Bylykun dhe Anajd Kalotin të cilët zhvilluan disa lojëra shumë interesante, si loja me bilbil, loja me pjatat e frizbit dhe loja me karrocën me kushineta.

Padyshim gjatë lojërave pati shumë të qeshura dhe batuta të hedhur nga të dy të ftuarit veçanërisht nga “Kimikati”, ose siç quhet në të vërtet Osli Bylyku.

Madje Olsi ndau më në edhe një detaj shumë interesant lidhur me tatuazhin që kishte në krahun e tij të majtë.

I pyetur nga Genta, prezantuesja e kësaj rubrike, rreth domethënies së tatuazhit, “Kimikati” ka treguar se në krahun e tij janë “stampuar” ngjatje nga jeta e tij.

“Kjo është e gjithë historia ime deri më tani ‘filmi i jetës sime’. Është kamera këtu që po kap gjithë fotografitë, gjithë pjesët më të rëndësishme të jetës sime që nga lindja”, është shprehur Kimikati.

Ai gjithashtu nuk ka ngurruar të tregojë edhe punët që bënte para se të bëhej i famshëm. Ndryshe nga të gjithë të rinjtë e tjerë që nuk punojnë në moshën 18-vjeçare, për Olsin puna ka nisur shumë herët.

“Skelat, kur kam punuar me lyerjet, kamerier, Portokallia dhe gjërat që do vazhdojnë, por kam edhe një në poshtë që lexon mbaj mend fillimin”, është shprehur Olsi.

Punoi: Elton CARA

 

 

Article Logic
Execution time: 0.0035130977630615