INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Tatuazhet më IN që duhet të bëni këtë vit [FOTO]

Tatuazhet më IN që duhet të bëni këtë vit [FOTO]

Publikuar më: 10:47 03-01-2017

Disa këshilla nga ekspertët…


Edhe pse i kemi parë të gjitha në Instagram, duke nisur nga tatuazhet e vogla në pjesën anësore të vitheve, në shpinë, mbrapa qafës e deri në pjesën e brendshme të bicepsit, ato varjojnë nga lulet klasike tek portretet e personazheve të famshëm. Megjithatë, këtë vit, nëse jeni duke kërkuar për frymëzim dhe diçka më ndryshe nga çfarë kemi parë, dy artistë të fushës, Keith Mçurdy dhe Jonathan “JonBoy” Valena nga Nju Jork-u (të cilët duhet të përmendim kanë klientë si Justin Bieber, Rihanna, Kendall dhe Kylie Jenner, Cara Delevingne, etj) do ju drejtonë tek trendet e këtij viti dhe çfarë do bëjë namin në 2017-ën.

Në pjesën anësore të vitheve

3BCB320C00000578-4082922-What_s_hip_A_very_popular_place_for_a_tattoo_is_the_hip_Kylie_Je-m-32_1483409538911.jpg

Nëse yjet e showbizi-it janë një shembull i mirë për ju, të bësh një tatuazh në këtë pjesë të trupit është një nga vendet më të “nxehta” të momentit. Gjithashtu është nbjë zonë mjaft e mirë për ta fshehur tatuazhin atëherë kur duhet.

Në pjesën e brendshme të krahut

3BCB31F100000578-4082922-Hide_and_seek_The_inner_arm_is_a_popular_choice_for_a_tattoo_as_-m-34_1483409698933.jpg

Një tjetër zonë trendy për tatuazh është pikërisht këtu. Në këtë pjesë të trupit mund ta tregosh apo ta fshehësh tatuazhin si dhe duket mjaft bukur kur zgjedh një figurë interesante apo një shkrim (si Lady Gaga).

Tatuazhet e vogla

tumblr_o4y648c88B1tb5t9ro1_1280.jpg

Tatuazhet e vogla minimaliste janë dhe do ngelen gjithmonë një nga llojet më të bukura, sidmos kur ato I vendos në pjesët elegante të trupit si gishtat, kyçet e dorës, mbrapa veshit, mbrapa qafës etj.

Tatuazhet me shkrim

3BCB31F900000578-4082922-Beautiful_Tattoos_in_delicate_cursive_handwriting_is_becoming_a_-m-37_1483409873166.jpg

Edhe pse ky lloj tatuazhi ka qënë gjithmonë i pëlqyer, shkrimi delikat kursiv është trendi i këtij viti.

Dizajn gjeometrik

c080fc144197c90575cb5b7be15e4e56.jpg

Ndryshe nga tatuazhet me shkrim, figurat gjeometrike fokusohen tek format. Janë shumë të bukura për t’u parë dhe mjaft estetike.

Article Logic
Execution time: 0.0037329196929932