INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Tatuazhet që po ua rikthejnë vetëbesimin fëmijëve [VIDEO]

Publikuar më: 15:59 24-05-2016

Në Zelandën e re, artisti Benjamin Lloyd u jep fëmijëve të sëmurë diçka që ata të buzëqeshin, u pikturon tatuazhe, shkruan “DailyMail”.

Lloyd, që qëndron në Auckland në ishullin jugor të Zelandës së Re, hodhi në rrjetet sociale fotografitë e tatuazheve që ai i kishte bërë shokut të djalit të tij të vogël.

Djaloshi shfaqet duke buzëqeshur me tatuazhet me kafka dhe me trëndafila që i mbulojnë gjysmën e trupit, natyrisht, me një bojë të rreme.

Pasi e publikoi fotografinë dhe videon në internet, Lloyd shkroi: Më jepni 50 pëlqime (Like) dhe unë do të shkoj në spitalin Starship dhe do të pikturoj të gjithë fëmijët!”

Por, të nesërmen në mëngjes, kur u zgjua, gjeti më shumë se 400 mijë pëlqime dhe 10 mijë komente!

Artisti shpjegoi se po e bën këtë punë me fëmijët “për të rritur vetëbesimin e tyre”: “Fëmijët mrekullohen! Sapo ata bëhen me tatuazh, kjo e rrit vetëbesimin e tyre”,- tha ai për “NZ Herald”.

Ai vuri në dukje se përdor një bojë jotoksike që mund të lahet në dush më pas, për të piktuar fëmijët. Për çdo tatuazh i duhen rreth 9 minuta për ta mbaruar.

Pabesueshmërisht, Lloyd u frymëzua për të ndihmuar të vegjlit me këtë lloj vizatimi pas dhunës që kishte pësuar në shkollë sepse kishte një dorë të djegur.

“Unë ngacmohesha çdo ditë në shkollë dhe kështu që unë pikturoja mbi dorën time deri tek mënga. U bëra mirë e më mirë dhe në fund njerëzit dëshironin që unë t’i vizatoja dhe ata dhe bëja marrëveshje me fëmijët për të shkëmbyer letra dhe gurë loje”.

Mesazhet e artistit u përhapën shumë në internet dhe mijëra njerëz kanë komentuar mbi to.

Article Logic
Execution time: 0.0032470226287842