INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Taulant Balla për amendamentet e PD-së: Tani u zgjua Basha?!

Taulant Balla për amendamentet e PD-së: Tani u zgjua Basha?!

Publikuar më: 16:52 29-11-2017

Pas publikimit të amendamenteve nga deputetët e Partisë Demokratike, për dhënien e dëmshpërblimeve të ish të përndjekurve politikë, ka reaguar dhe Taulant Balla.
Në një postim në rrjetet sociale, kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka shkruar se Basha e ka ngatërruar partinë në një lojë qesharake amendamentesh, përpost pastrimit të parave me kompanitë off-shore.
“Lulzim Basha pasi e ka ngatërruar Partinë Demokratike në një skemë të pastër pastrimi parash me kompani off-shore, sot e ngatërroi përsëri partinë në një lojë qesharake amendamentesh të Buxhetit 2018”.
Më tej Balla ka thënë se kur u pubikua buxheti i qeverisë Basha dhe PD u larguan nga Parlamenti me pretendimin se ishte buxheti i mafias së drogës, ndërsa sot kanë publikuar amendamentet, ose dikush ia ka kujtuar sipas tij.
“Kur Buxheti erdhi në Kuvend Lulzim Basha tha se PD nuk do të marrë pjesë në shqyrtimin e buxhetit dhe u larguan nga mbledhja. Gjate javëve që Buxheti shqyrtohej në komision apo kur Buxheti u votua në parim në seancë, Lulzim Basha tha se Buxheti i shqiptarëve është buxheti i mafias së drogës, madje rrëshqiti deri në pikën sa akuzoi edhe bankat.
Ndërsa sot, kur ka përfunduar i gjithë procesi i shqyrtimit të buxhetit dhe të amendamenteve në Komisionin e Ekonomisë, Lulzim Basha u kujtua të bëjë amendamente. Ose më saktë dikush i’a kujtoi, sepse dihet botërisht që Lulzimi zgjohet vetëm para kamerave për të larë gojën duke vënë në punë pllakën e gramafonit të vjetër të Saliut”.

Article Logic
Execution time: 0.0035109519958496