INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Taulant Balla dëshmon në prokurori për rastin 'Xhisiela'

Taulant Balla dëshmon në prokurori për rastin 'Xhisiela'

Publikuar më: 17:08 04-10-2018

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla është marrë në pyetje nga Prokuroria e Tiranës, pas akuzave të oficerit të Policisë Emiljano Nuhu se është kërcënuar me armë në komisariatin e Fushë Krujës. Nuhu ka treguar se, kreu i grupit parlamentar të PS-së deputeti Taulant Balla, ka ardhur dhe ka liruar nga Komisariati i Fushë Krujës djalin e deputetit, ndaj të cilit ishte prerë fletë arresti.

"Kjo shtetase ka shkuar në disa komisariate për të bërë kallzim por nuk është marrë kallzim nga oficerët e policisë gjyqësore për shkak të ndikimit dhe influencës së madhe që ka pasur babai i tij, i Rexhep Rrahjes që është deputeti i Partisë Socialiste në zonën e Krujës dhe miqve të tij si Taulant Balla dhe kryetarit të bashkisë së Krujës i Partisë Socialiste zoti Artur Bushi kanë bërë të mundur që kjo shtetase Xhensila Maloku para Vitit të Ri ose në fund të vitit 2017 ka shkuar për të bërë kallzim në komisariatin numër 6 në Tiranë për të njëjtën", tha Nuhu gjatë intervistës së publikuar disa ditë më parë.

 

Article Logic
Execution time: 0.0036261081695557