Deputeti i partisë socialiste Taulant Balla me anë të një postimi në facebook ka reaguar për ngjarjen e djeshme ku kryetari i opozitës Lulzim Basha ka akuzuar policinë për mos arrestimin e Dritan Zaganit.
Balla e ka cilësuar se kërkesa e kryetarit të Frontit të Çorbës së Vjetër drejtuar prokurorisë për hetimin e policisë është thjesht një gënjeshtër, pasi prokuroria e ka nxjerr urdhrin e arrestit por Zagani është larguar jashtë shtetit për t’ju shmangur drejtësisë.
Ja se çfarë shkruan deputeti i PS-së : “Dje Lulëzim Basha u tha shqiptarëve se Dritan Zagani nuk është dënuar!
Madje sipas kryetarit të Frontit të Çorbës së Vjetër, prokuroria u dashka të hetojë policinë pse ka vepruar ndaj tij. Por ja që edhe këtë herë Lulezim Basha bëri atë që di të bëjë më mirë:
Gënjeu!
Për Dritan Zaganin Gjykata e Krimeve të Rënda ka dhënë masën arrest me burg, bazuar mbi kërkesën e Prokurorisë së Krimeve të Rënda që në hetimin e saj ka konstatuar krimin e dekonspirimit (për llogari të një grupi trafikantësh) të një operacioni antitrafik të Policisë së Shtetit.
Pas vendosjes së kësaj mase sigurie, Dritan Zagani është zhdukur për t’i ikur drejtësisë dhe është shfaqur më pas nga jashtë vendit, si heroi mediatik i Partisë Demokratike.