Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla i ka bërë thirrje kreut të PD, Lulzim Basha që të marrë nesër pjesë në gjyqin që zhvillohet në orën 09:30. Balla ka paditur Bashën për akuzat e këtij të fundit lidhur me 3.4 mln eurot e gjetura në dy automjete “Toyota Yaris” në Portin e Durrësit pak kohë më parë.
Statusi i Taulant Ballës:
Lulzim, ndjese nese je duke veshur pizhamat,po kisha merak se te zinte gjumi prandaj te shqetesoj per kujtese.Neser ne 9.30 kemi gjyqin per shpifjen tende,mos harro! Te pres te nxjerresh qofte edhe nje prove te vetme per akuzat e tua.Nese s’te del gjumi, mos merr raport mjekesor!